Prej disa orësh po vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ku me fjalime “serioze” po analizohen të gjitha “provat” filmike televizive mbi të cilat pretendohet të kërkohet nga parlamenti votimi për shkarkimin e tij.
Por ndërkohë që ky komision ka hyrë në orën e tretë të mbledhjes, presidenti Ilir Meta i cili as që ka denjuar që të paraqitet për tu pyetur apo mbrojtur veten, ia ka marrë valles.
FOTO+VIDEO/Komisioni mban mbledhje për shkarkimin e tij, Meta ia merr valles…Presidenti është shfaqur sot duke kërcyer së bashku me përfaqësues të minoriteteve në Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit që u mbajt sot në 11:30 në Institucionin e Presidencës.
Në pamjet e shpërndara nga presidenca shfaqet kreu i shtetit në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer këngë të tyre tradicionale.