BallinaPolitikeNjë tjetër kandidat dorëzon formularin për kreun e PD-së. Ja kush janë...

Një tjetër kandidat dorëzon formularin për kreun e PD-së. Ja kush janë 4 rivalët e Bashës

spot_img

Ibsen Elezi ka dorëzuar mesditën e sotme kandidaturën për kryetar partie të PD. Më pare  në selinë blu depozitoi formularin e kandidimit Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Kujtojmë që grupi “Për PD”, ku bën pjesë edhe Harxhi, ka shpallur dy kandidatë, por Ibsen Elezi e dorëzoi sot kandidaturën, ndonëse ishte planifikuar që dje.

Burime nga selia blu konfirmuan se pasditen e djeshme kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka plotësuar formularin e kandidimit, kur kishte mbetur edhe një ditë nga skadimi i afatit.

Sot është afati i fundit për të regjistruar kandidaturën, ndërkohë që mësohet se në garë do të hyjë edhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Gara në PD, Basha mbledh Kryesinë të dielën dhe shqyrton kandidaturat

Mbledhja ishte paralajmëruar që të dielën që shkoi, ndërsa sipas njoftimit të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, në takimin e së dielës do të diskutohet për zgjedhjet e brendshme.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: 1. Miratimi i kandidaturave për kryetar. 2. Miratimi i rregullave të propozuara nga komisioni zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje”, thuhet në mesazhin e numrit dy të PD-së.

Ndërkohë, nuk dihet nëse do të ketë një diskutim apo një vendim për qëndrimin në lidhje me ngjarjet e fundit për ishKryeministrin Sali Berisha.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra e PD-së, komisioni vendosi dje që çdo person që aspiron të kandidojë për të drejtuar PD-në në 4 vitet e ardhshme duhet të plotësojë disa kritere. Një nga kriteret është kohëzgjatja e anëtarësimit në PD dhe shfaqja si simpatizant i PD-së, por në fakt në të nuk përcaktohet afati, një kufi dysheme për secilin kandidat.

Ndërsa kriteri i radhës është që çdo kandidat do të vlerësohet për kontributin që ka dhënë në fushatat elektorale të Partisë Demokratike, por njësoj si në kriterin e parë, nuk jepet një njësi matëse e kontributit.

“Kontributi profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi”, përcaktohen kriteret e tjera.

Pa dhënë shumë detaje, komisioni sqaron se kriteret e vendosura bazohen në pikën 4 të nenit 10 të Statutit të Partisë Demokratike.

KANDIDATËT PËR KRYETAR TË PD

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Ibsen Elezi

Lisandër Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular