BallinaKronikePlagosja e 33-vjeçarit në Dimal, arrestohen 2 autorët, 4 në kërkim

Plagosja e 33-vjeçarit në Dimal, arrestohen 2 autorët, 4 në kërkim

spot_img

Identifikohen dhe arrestuan dy autorët e plagosjes së 33-vjeçarit Iljaz Ismaili mbrëmë në Dimal.
Policia ka shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes në fshatin Poshnjë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes:
Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

 

 

Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular