BallinaBotaPresidenti kinez shpall ndihmën prej 3 miliardë dollarësh kundër COVID-19

Presidenti kinez shpall ndihmën prej 3 miliardë dollarësh kundër COVID-19

spot_img

Presidenti i Kinës Xi Jinping premtoi të premten shtimin me tre miliardë dollarë amerikanë të ndihmës ndërkombëtare në tre vjetët e ardhshëm, në përkrahje të veprimeve kundër COVID-19 dhe të rimëkëmbjes ekonomike e shoqërore në vendet e tjera në zhvillim.

Duke folur në Samitin Global të Shëndetësisë nëpërmjet një videolidhjeje nga Pekini, presidenti tha se Kina përkrah prodhuesit e saj të vaksinave në transferimin e teknologjive në vendet e tjera në zhvillim dhe në prodhimin e përbashkët të vaksinave me këto vende.

Xi propozoi edhe krijimin e një forumi ndërkombëtar mbi bashkëpunimin në fushën e vaksinave, për të kërkuar rrugët për nxitjen e shpërndarjes së drejtë dhe të barabartë të vaksinave në mbarë botën.

Platforma e re mund të përfshijë vendet, kompanitë dhe palët e tjera përkatëse lidhur me krijimin e prodhimin e vaksinave.

Deri tani Kina u ka dhënë falas vaksina për nevoja urgjente mbi 80 vendeve në zhvillim dhe ka eksportuar vaksina në 43 vende.

Presidenti kinez vuri në dukje se Kina e ka furnizuar mbarë botën me gjithsej 300 milionë doza vaksinash dhe do të vazhdojë të ofrojë më shumë vaksina brenda mundësive të saj.

Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare të G20-s të mbajnë përgjegjësi në bashkëpunimin global kundër virusit.

Samiti u organizua bashkërisht nga Komisioni Evropian dhe Italia, që është vendi kryetar i radhës i G20-s. (Wang Lei/ Artani)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular