Një i burgosur në IEPV-në Berat ka tentuar ti jap fund jetës mbrëmjen e sotme.
I burgosuri Mikael Bushi është varur me një çarçaf në qelinë e tij. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i burgosuri, pasi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë,është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burime nga Spitali i Beratit bëjnë me dije se,gjendja e të burgosurit Mikael Bushi është e rëndë dhe ende e pastabilizuar
I burgosuri Mikael Bushi, banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuante prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi, ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.