Mungesa e spitalit prej afro dy vitesh, ka ngritur në proteste aktivitetet e shoqërisë civile në Kurbin.
Ata janë mbledhur para kantierit ku ka nisur ndërtimi i spitalit të ri, punimet ne te cilin janë ndërprerë prej 2 muajsh.
Rreth 70 mijë banorë të Kurbinit ka ngelur pa shërbim shëndetësor që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, pasi spitali u dëmtua.
Aktivistet akuzojnë qeverinë shqiptare për mashtrim, pasi referuar tabelës spitali do të ishte gati më 4 qershor.