BallinaKronikeMerr fund misteri me trupin e pajetë në Elbasan, policia sqaron çfarë...

Merr fund misteri me trupin e pajetë në Elbasan, policia sqaron çfarë ndodhi

spot_img
spot_img

Një trup i pajetë në rrugë shkaktoi një mister të vërtetë për qytetarët e Elbasanit. Por policia ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Mësohet se trupi i pajetë që u gjet i përket një 69-vjeçari me iniciale R.K. Ai jetonte vetëm në banesë dhe paraprakisht dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

“Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fillimisht u raportua se viktima mund të kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta të kokë pasi iu gjetën dëmtime./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular