Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Mesohet se në mbledhjen e Kryesisë mungon kreu demokrat, Lulzim Basha, për shkak të konfliktit të interesit.
Basha ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhin për të drejtuar mbledhjen.
Kjo mbledhje ka në rend të ditës, shqyrtimin dhe më pas miratimin e kandidatëve për kryetar të PD-së. Kandidatët për kryetar të PD-së janë nëntë.