Detaje të tjera rrëngjethëse janë bërë publike për krimin e rëndë që tronditi Elbasanin mengjesin e sotshëm kur u gjet në mes të sheshit një person i pajetë dhe i dhunuar.
Burmet policore shpjeguan se ai ka goditje në kokë dhe në turp dhe është hedhur në rrugë pa këpucë.
Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Syri Tv se viktima i kishte edhe damarët të prera.
Ndërkohë që akoma nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës që u gjet në mes të rrugës në një nga lagjet e njohura të Elbasanit.
Dhe përvec damarëve të prera ai ka edhe gjunjët me goditje .
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku çka dyshohet se është hedhur në rrugën ku u gjet.
Në vend nuk është gjetur as ndonjë thikë apo mjet tjeter që mund të sillte dyshime se viktima i ka prerë vetë damarët.
Ja edhe njoftimi i policiësë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.