BallinaPolitikeAgron Shehaj: Kam ndershmërinë për ta çuar PD drejt fitores! Nëse do...

Agron Shehaj: Kam ndershmërinë për ta çuar PD drejt fitores! Nëse do zgjidhem kryetar s’do te kete..

spot_img

Agron Shehaj, në cilësinë e kandidatit për kreun e PD, në garën e 13 qershorit, në një konferencë të parë për shtyp, renditi ndër të tjera edhe arsyet pse zgjodhi të kandidojë.

‘Vendosa të kandidoja pasi mendoj që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë PD drejt fitores. Kandidimi im për kryetar nuk është një përpjekje për të marrë një post në PD, por besoj se kam aftësinë e duhur për ta çuar PD-në në rrugën e fitores.

Unë kam ndershmërinë për ta cuar PD në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar. Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetartëve te PD. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë, në mënyrë që të jetë meritokratike. Të qënit kryetare nuk është vetëm privilegj por dhe kënaqësi. Prandaj propozoj që kryetari të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet, PD duhet të bëhet partia e konkurencës. Partia 1 anëtare 1 votë.

Edi Rama është një politikan i korruptuar dhe për ta mundur atë duhet një person me cilësitë e ndryshme të tij.

PD sot ka nevojë për një reformim të thellë, për të qenë më meritokratike.

Nëse do zgjidhem kryetar, në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS.

Unë do e çoj Partinë Demokratike në fitore.

Partia jonë ka nevojë për një reformë të thelllë, për të qenë më meritokratike. Duhet të sanksionohet në statutin e Partisë që kryetari të mund të kandidojë vetëm një herë, dhe nëse humbet zgjedhjet të jap dorëheqjen.

Propozoj zgjedhjen e kandidatëve për deputet me parimin një anëtarë një votë. Vetëm kështu mund të ndodh që ne të hapemi dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve. ’-tha ndër të tjera Shehaj

PYETJA: Keni deklaruar që distancoheni nga PD?

SHEHAJ: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një barazdistancim nga PD.

Nëse unë zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Nuk besoj se Basha është lider i korruptuar. Një gjë duhet të shpjegoj. Çështja është kjo. Përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar, por dhe që njerëzit ta shohin ashtu. Nuk mjafton ta themi, por dhe të dukemi ashtu siç themi.

PYETJA: Do e largoni Berishën nga grup parlamentari pas shpalljes non grata?

SHEHAJ: Jemi të vetëdijshëm që lideri histori ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.

PYETJA: Zërat kundra jush?

SHEHAJ: E drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj se është pikërisht kjo na ndan me një pjesë, dhe me stilin e lidershipit. Mendoj që një kandidat i PD mund të ketë vota personale. Kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin vota personale. Kjo ka të bëjë me stilin e drejtimit të PD duke mos ndjekur parimin e meritokracisë, ku promovohet më i zoti. Meqë sulmohem për këtë çështje, unë mendoj se në zgjedhjet e kaluara jo vetë u duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, por kush del më mirë do promovohet. Një nga problemet kryesore të PD është mungesa e meritokracisë. Vlerësohen ata që punojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim Edi Ramën.

PYETJA: Jeni i promovuar nga Basha, në 2017 në Vlorë dhe më pas në Tiranë. Cila është arsyeja që garoni?

SHEHAJ: Nuk ka asnjë arsye personale që të më shtyjë mua të garoj për kryetar? Jam bindur se Basha fatkeqësisht nuk e çon drejt fitores. Është bindje personale, nuk ka lidhje me të. E kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet me se s’bën të ndryshojmë lidershipin. Kjo është e vetmja arsye.

PD duhet të jetë e hapur, realisht e hapur, s’duhet të më pëlqejë mua, s’ka me mua, vendimet duhet ti marrin anëtarët. Që të jesh kryetar është privilegj, nder i madh. Të fitojë zgjedhjet e të largohet. PD është e demokratëve. Do të vendosin, PD duhet jetë e hapur. Dhe demokratët do të vendosin kush ecën në PD dhe kush jo.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular