Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Atij iu sekuestruan pasuri në emër të tij dhe familjarëve, ku përfshiheshin edhe disa mjete luksi si një jaht, një Ferrari dhe mjete të tjera.
Në datë 11.09.2018 ndaj Kilës, ishte lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar nga Prokuroria e Peskarës në Itali.
Kila akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.
… [Trackback]
[…] Here you can find 52609 additional Info on that Topic: startnews.news/2021/05/24/bente-jete-luksoze-denohet-me-5-vjet-burg-kush-eshte-i-riu-qe-iu-sekuestrua-jahti-dhe-ferrari/ […]
Comments are closed.