BallinaKronikeDetaje/Motori përplaset me makinën, vdes 16-vjeçari në Ballsh, shoku në spital

Detaje/Motori përplaset me makinën, vdes 16-vjeçari në Ballsh, shoku në spital

Aksidenti i raportuar pak minuta më parë në Ballsh ka rezultuar me vdekjen e një 16 vjeçari dhe plagosjen e një 18 vjeçari, të cilët ishin duke udhëtuar me motorr,

Sipas policisë, motorri është përplasur me një makinë në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, ndërkohë që kanë konfirmuar viktimën 16 vjeçare me iniciale A. H.

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular