Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në fshatin Lazarat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima është Artan Pollo, ndërkohë që në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.