Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, KAS, ka vendosur me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së PD-së për marrjen e 19 provave të reja lidhur me qarkun e Shkodrës.
Ndërkaq, dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve për zonën zgjedhore në qarkun Shkodër nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.
Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën për kryeqendrën e Veriut.