Në banesën ku mbrëmjen e djeshme u vendos një sasi tritoli, jetonte shtetasi Ilgnor Vora, i cili është edhe koordinatori i PD në një zone në Shijak. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se nuk e ka dyshon tek asnjë person.
“Kemi kontrollin e shtetit që po merr provat, nuk kam asnjë dyshim”, tha ai, ndërsa i pyetur nëse ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin e tij në politikë, Vora u shpreh: “Nuk kam patur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzënë dhe një djalë 2 vjeç.”
Mësohet se Ilgnor Vora banonte në këtë shtëpi, por godina nuk është në emër të tij.
NJOFTIMI ZYRTAR
Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat. Ndërkohë po vijon krehja e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.