BallinaKronikeVIDEO/ Grabitja në Lezhë, gruaja në gjendje të rëndë, transportohet tek Trauma....

VIDEO/ Grabitja në Lezhë, gruaja në gjendje të rëndë, transportohet tek Trauma. Flet kryefamiljari

spot_img
spot_img

“30 minuta pasi jemi ulur të flemë, dëgjuam zhurma në banesë dhe mendova se ishin vajzat. Sa u ula në katin e parë të banesës u përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur. Një prej tyre më ka goditur disa herë”.

Kjo është dëshmia e kryefamiljarit Gjergj Doçi, i cili mbrëmjen e kaluar është dhunuar nga dy persona që kanë hyrë për të grabitur në banesën e tij në fshatin Spiten.

Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
61-vjeçari tha se pas tij në katin e parë të banesës ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar po kështu nga grabitësit dhe ka marrë dëmtime më të mëdha.
“Unë humba ndjenjat, rashë përtokë nga goditjet. Kur u përmenda më goditën përsëri. Pak minuta pas meje ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar në kokë dhe brinjë. Është dëmtuar më rëndë. Autorët morën telefona e çfarë gjetën. Më pas kam lajmëruar policinë dhe kemi ardhur në spital”, tregoi Gjergj Doçi për gazetarin e “BalkanWeb” Elidon Ndreka.
61-vjeçari ka të qepura në kokë dhe dhimbje në brinjë, ku dyshohet se ka thyerje. “Njëri kishte armë, tjetri kishte një hekur dorezë se di, me atë më qëlloi”, tregon kryefamiljari.
Grupi hetimor ka gjetur dy gjurmë gishtërinjsh në shtëpinë dy katëshe dhe sende të tjera që mund të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Për grabitjen janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular