BallinaKronikeNgjarja që tronditi Tiranën/ A u vetëvra Eugert Lazaj? Nisin hetimet

Ngjarja që tronditi Tiranën/ A u vetëvra Eugert Lazaj? Nisin hetimet

Më 30 korrik të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Biznesmeni Eugert Lazaj u gjet i vdekur në biznesin e tij. Nga institucionet u raportua për një vetëvrasje të të riut. Por detaje të reja tronditëse mësohen në lidhje me hetimet.

Ekspertët e marrë për këtë çështje kanë dhënë dy variante të ndryshme për plumbin që i mori jetën biznesmenit Eugert Lazaj në ekspertimin që i kanë bërë akt-eskpertimit të armës së krimit që u gjet në dorën e 37-vjeçarit. Disa ekspertë kanë arritur në përfundimin që fisheku i përket armës që u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertët e tjerë kanë theksuar faktin që plumbi, nuk i përket pistoletës që u gjet në skenën e krimit. Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, raporton Report TV.

Prokuroria ka ngritur dyshime se ekspertët kanë firmosur akt-ekspertime të rreme. Në bazë të hetimeve do të arrihet në një përfundim nëse ekspertët kanë vepruar për shkak të paaftësisë apo fshihet ndonjë arsye të tjetër.

Pas marrjes në pyetje të tyre do të provohet nëse ata kanë dalë në ato përfundime me vullnet të lirë. Grupi hetimor mund të marrë edhe ekspertë të pavarur për të arritur në një përfundim të saktë. Eugert Lazaj gjithashtu kishte një betejë ligjore në Gjykatën Administrative për pasuritë e tij.

Në janar Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes, në lidhje me hetimin e nisur për shkak se arriti në përfundimin se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Eugert Lazaj është 37-vjeçari që u gjet korrikun e vitit të kaluar i vdekur në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, “Adorions Palace” në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Ai që prej vitit 2004 kishte lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular