Në video shfaqet Charlie që kafshon gishtin e vëllait të tij, Harry. Sipas “BBC”, ajo tashmë do të hiqet nga YouTube, pasi është shitur për 760,999 dollarë (538,000 paund).
Familja Davies-Carr nxori në ankand tetë vite më parë videon 55 sekondëshe dhe vlera e saj u rrit në mënyrë dramatike në orët e fundit të ditës së diel.
Beteja e ofertave ishte midis dy llogarive anonime.
“3fmusic” përfundimisht e tejkaloi vlerën e ofruar për videon, e cila është parë më shumë se 880 milion herë që kur u ngarkua në YouTube në 2007.
“NFT” është një certifikatë që tregon se ju zotëroni diçka dixhitale, pra versione origjinale të videove virale, memeve ose cicërimave që mund të shiten sikur të ishin art. Është një biznes fitimprurës për ata që zotërojnë klipe virale.
Faqja e ankandit thotë se fituesit të “NFT” do t’i jepet mundësia të “rikrijojë një interpretim gazmor të videos” që do të shfaqë “yjet origjinalë, Harry dhe Charlie”, të cilët tani janë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç.
Videoja u ngarkua në YouTube nga babai i Harry dhe Charlie, Howard, në 2007, sepse ai nuk mund ta dërgonte me e-mail tek kumbarët e tyre në Amerikë.
Videoja është filmuar si “një pjesë e kapjes së momenteve të rastësishme ndërsa djemtë po rriteshin”, dhe se “padashur u bë virale”. Ata nuk kanë thënë se çfarë po planifikojnë të bëjnë me paratë