BallinaAktualitet“117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive”- Kreu i SPAK raporton në...

“117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive”- Kreu i SPAK raporton në KLP: Nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje, u përkasin njerëzve të krimit!

Kreu i SPAK Arben Kraja gjatë raportimit për vitin 2020 në Këshillin e Lartë të Prokruroisë deklaroi se në total janë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të paluajtshme dhe biznese. Gjithashtu Kraja tha se ka pasur edhe 62 kërkesa për konfiskim dhe  janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.

Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja.

Duke folur mbi sekuestrimet, kreu i SPAK tha se është një Komitet që vendos mbi pasuritë e sekuestruara, duke u shprehur se nuk është kollaj të nxjerrësh të ardhura prej tyre pasi u përkasin personave të botës së krimit.

Në lidhje me momentin e sekuestrimeve, ka diçka që dua të bëj të qartë, nuk raportohet për çështje konkrete, as në Parlament apo këtu. Në parim, treguesit e suksesit duhet të jenë të krahasueshëm. Ne nuk kemi punuar vetëm me dosjet e krimeve të rënda, por kemi hapur edhe dosje të reja. Sa i përket sekuestrimeve, ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim, e konfiskim, qoftë ligji anti-mafia dhe akti normativ. Është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive. Pasuritë janë nga më të ndryshmet, ka një komitet e tregon çdo të bëhen me paratë që sekuestrohen. Ky komitet vendosi që një pjesë, 30 për qind t’i jepet Prokurorisë dhe 70 për qind Policisë. Janë persona të personave të botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje apo të marrësh të ardhura prej tyre”, tha Kraja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular