Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me ministrin gjerman të Shtetit për Europën Michael Roth. Pas takimit ai ka thënë se ka informuar zyrtarin gjerman në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në 25 prilli dhe ka theksuar se nuk duhet të heshtet para një fakti të tillë. Në një prononcim për mediat, Basha tha se i ka kërkuar ministrit Roth ta denoncojë masakrën elektorale para se të jetë vonë.
1. E njoha Ministrin Roth me zhvillimet e fundit qe lidhen me masakren zgjedhore te 25 Prillit.
2. Shqiperia humbi nje mundesi te arte me zgjedhjet e 25 Prillit jo vetem per demokracine dhe shqiptaret por e humbi dhe per procesin e integrimit.
3. Une besoj se nuk ka proces qe sjell me shume ndryshim se ai i integrimit dhe ne kemi bere cdo gje ne doren tone, qe cfare varej nga ne si reforma ne drejtesi dhe reforma zgjedhore te kalonin me konsensus. Qeveria i shkeli te duja me kembe.
4. Ne jemi i vetmi vend ne rajon qe ku nga 3 u bene 15 kritere vetem deshtimeve te njepasnjeshme te qeverise. Sepse integrimi behet permes arritjeve dhe kerkon rezultate te cilat si kane treguar raportet e ndryshme te Komisionit por edhe te Bundestagut nuk kane ardhur.
5. I kam kerkuar Ministrit Roth si dhe cdo miku nderkombetar qe te flasin e ti denoncojne masakren e 25 Prillit, perndryshe do jete vone per Shqiperine, per demokracine.
Perndryshe do te kemi te njejten situate me drogen qe mbushi Europen, me kriminelet ne parlament, me pastrimin e parave, me emigracionin e me cdo kriter qe ka qene ne perkeqesim!