Një 38-vjeçare shqiptare raportohet e zhdukur në Athinë. Mediat helene raportojnë se Ermalda Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Në 18 maj ajo doli nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion mbi fatin e saj. Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.
“Ermalda ka ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065“, vijon njoftimi.