BallinaKryesorePlas në PS, deputeti sulmon Dritan Lelin: Kryebashkiak që vjen vërdallë si...

Plas në PS, deputeti sulmon Dritan Lelin: Kryebashkiak që vjen vërdallë si turist dhe ndërron kostumet përditë

Mes socialistëve dhe kryebashkiakut Dritan Lelit ka një krisje dhe kjo ndodhi për shkak të mos pranimit të qytetarit numër një të Vlorës për të kandiduar për deputet.

Leli nuk u angazhua fare në zgjedhjet parlamentare. Në adresë të tij, ka pasur një reagim nga deputeti socialist Ilir Metaj, i cili ka ka postuar një foto nga plazhi i ri i Vlorës, duke akuzuar kryebashkiakun Leli se nuk po bën asnjë punë për sezonin e ri turistik.

“Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë,,problemi është që Vlora nuk pret

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij”, shkruan deputeti i ri PS-së, Metaj.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes

Këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës. Më saktë duhet thënë Lëndina e re. Sepse plazhi i bukur me rërë (investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më. Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.

Them të paktën plazhet, sepse radha e punëve të mos bëra është e gjatë. Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë,,problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular