Fabrika e re e tullave në Maminas është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke krijuar panik në zonë. Burimet thanë se një saldator i fabrikës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital.
Punonjësit e fabrikës si dhe banorët pranë zonës janë evkuuar, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
“Panorama” mëson se fillimisht ka marrë flakë depozita e gazit dhe më pas edhe ambientet e tjera.
Bëhet fjalë për një investim që do niste punë sot.
Shijak/Informacion Paraprak
Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.