Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme për tre muaj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se me këtë vendim fatura rëndon mbi qytetarët shqiptarët.
“Bashkia e Tiranës njofton se do te rishikoje linjat e urbaneve ne Tirane, e me këtë sebeb do te heqe nga qarkullimi abonete!
C’taksirat kane qytetaret ne këtë rast, qe përveç kushteve mizerabel e standardeve te munguara, duhet te vazhdojnë te paguajnë 400 Leke biletën për çdo rrugë?
Nuk mund te gjenin një zgjidhje qe te mos i rendonte qytetaret, apo kush e vret mendjen?!”, shkruan Bogdani.