BallinaKronikeFOTOT/Shpërthim në qendër të Beogradit, disa persona të plagosur

FOTOT/Shpërthim në qendër të Beogradit, disa persona të plagosur

spot_img

Një shpërthim ndodhi në rrugën Cika Ljubina në Beograd këtë mëngjes, pasuar nga një zjarr. Siç u mesua paraprakisht, ka shpërthyer një bombol gazi duke plagosur disa njerëz.

Disa ekipe të ambulancës janë dërguar në vendin e ngjarjes. Dy persona janë transferuar tashmë në Qendrën e Urgjencës. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.

Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.

PAS shpërthimit të mëngjesit, Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiç, shkoi në vendin e aksidentit.

“Të gjithë të plagosurit u dërguan në Qendrën e Urgjencës, kurse një person është në kujdes intensiv. Bombola e gazit nuk ishte mbyllur mirë, të paktën sipas disa prej rezultateve të para të hetimit “, tha Vesiç.

“Nuk ka më rreziqe për njerëzit, dhe tani na mbetet neve të shohim se si të zgjidhim problemin e shitjes së bombolave ​​të gazit dhe përdorimin e përgjithshëm të bombolave ​​dhe të qymyrit në ndërtesat e banimit.

Dyqani ku ndodhi shpërthimi u shkatërrua plotësisht, dhe një apartament prapa u dëmtua gjithashtu. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të plagosurit morën kujdes menjëherë”, tha Vesiç.

ImageImage

Image

ImageImageImageImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular