Të tjera video të kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë dalë në dritë, ndaj të cilës ka nisur edhe një hetim disiplinor.
Nga videot e publikuara së fundmi në rrjetin social TikTok, shfaqet kryegjyqtarja duke bërë “paradë mode”.
Në disa video të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.
Një ditë më parë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.
E pyetur nga gazetarja e A2 Belinda Ruçaj, kryegjyqtarja u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot, pasi ajo vetë nuk ka Tik Tok.