Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ndodhi në banesën e tij me një bombol oksigjeni. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se shtetasi me inicialet E. F., dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombol oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.