Muajt e fundit Greqia është tronditur nga disa vrasje mafioze, dy prej të cilave në tre ditët e fundit, ku u ekzekutua shqiptari Aris Papas dhe një boksier, Tassos Berdesis.
Por cfarë po ndodh?
Autoritetet greke janë mobilizuar duke u ngritur në këmbë për të rimarrë kontrollin e situatës dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla në mes të kryeqytetit në mes të ditës.
Ekspertë të policisë greke shprehen për gazetën “Protothema” se për fat të keq parashikojnë që larja e hesapeve mes bandave do të vazhdojë. “Frika ekziston se breshëria e ekzekutimeve gjakftohta do të vazhdojë në muajt e ardhshëm”.
Institucionet greke kanë hartuar një raport që evidenton faktin se në listën e zezë janë 500 mafiozë që veprojnë në vendin fqinj, një pjesë jashtë, një pjesë të dënuar po që vijojnë aktivitetin nga burgu.
“Gjëja më shqetësuese që tregon erozionin e mekanizmit shtetëror është fakti se shumica e 500 “mafiozëve” të përmendur në raport janë arrestuar, akuzuar, burgosur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre të patrazuar” vijon më tej artikulli.
Në 52 ditë në Greqi u shënuan 5 vrasje, mes tyre shqiptar Aris Papas. 32-vjeçari ka qenë në qendër të përplasjeve mes anëtarëve të mafies, e cila në vitet 2007-2008 akuzohet se ka ekzekutuar 12 persona, plagosur 13 të tjerë