Vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho mbetet ende mister pasi dyshohet të ketë humbur jetën nga tromboza në tru, por shkrimet në trupin e saj shtuan dyshimet se ka diçka më shumë.
Ajo çfarë e mbush më më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.
Gazetari Elton Qyno ka folur në emisionin “Open” duke thënë se lapostili krijon bindjen se shkrimet janë bërë në një kohë të shpejtë nga një person tjetër, i cili ka bërë simbolet në kurrizin e të ndjerës por identiteti i autorit mbetet ende i paqartë.
Elton Qyno: Ka pasur një infeksion në dhëmballë ose bajame. tromboza në tru dyshohet të jetë shkaktuar nga temperatura e lartë dhe kur e ka pasur dyshohet se i është nënshtruar një vetësakrifikimi duke mos komunikuar me njerëzit e saj dhe i ka hyrë këtij rituali duke vizatuar ato simbole në trupin e saj.
Ato simbole janë vizatuar, por kush ia ka vizatuar në shpinën e saj? Që këtu ka lindur dyshimi se kush është personi pasi teknikisht është e pamundur që një person të vizatojë në kurriz simbole të qarta. Që këtu është pika që kanë nisur të dyshojnë se ka qenë me dikë tjetër në shtëpi dhe i ka vizatuar simbole në kurriz.
Nga ato që kemi lexuar në internet, simbolet kanë një lloj interpretimi që tregojnë fuqinë, sakrifikimin e vetë personit. Nuk e dimë në çfarë gjendje ka qenë vajza dhe me kë ka qenë në momentet e fundit. Është një hetim që po hetohet si vrasje e mundshme, pavarësisht se nuk kemi autor. Kemi një sërë veprimesh, kamerash në zonën ku rrinte vajza me shpresën se mund të identifikohet personi apo rrethi shoqëror i saj, por deri tani kemi dyzim të policisë për të dhënë version të qartë. Janë shkrime që janë bërë me lapostil që thahet shpejt.
Kur janë gjendur në trup, është krijuar bindje se janë shkruar në një kohë të shpejtë, por nuk dihet me saktësi se nuk e dimë cilat janë shkaqet shëndetësore që kanë çuar në vrasjen e vajzës.