BallinaEkonomi182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia...

182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

spot_img
spot_img

Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat.

Tabela e investimeve më të dhëna të zgjeruara tregon se, në 4-mujorin e parë 2021 u shpenzuan rreth 22 miliardë lekë për investime kapitale ose rreth 22 % e programit vjetor të investimeve me mbi 99 miliardë lekë.

Projekti më i financuar i ishte identifikimi elektronik i zgjedhjeve me rreth 1.8 miliardë lekë, ndërsa projekti i dytë më i financuar këtë katër mujor që përkoi edhe me fushatën zgjedhore të 25 prillit ishin projektet e rindërtimit. Nga këto projekte financimet më të mëdha shkuan për rindërtimin e banesave individuale më një shumë prej 1.2 miliardë lekësh.

Ndryshe nga tremujorët e tjerë këtë vit qeveria ndau për fermerët rreth 10 milionë euro nga fondet e IPARD nëpërmjet dy projekteve. 973 milionë lekë u dhanë për përfituesit e programit IPARD II masa e tretë edhe pse këtë projekt nuk ishin programuar fonde këtë vit. Ndërsa 235 milionë lekë të tjera u dhënë nëpërmjet projektit IPARD masa 1.

Rrugët, më e financuara Qukës-Qafë- Plloçe

Në katër mujorin e parë nga projektet rrugore më i financuari ishte segmenti rrugor Qukës -Qafe Plloçe me 705 milionë lekë me financimin e dy lotëve. Segmenti Kardhiq -Delvinë ishte i dyti më i financuari edhe këtë vit, duke marrë nga fondi i investimeve publike 528 milionë lekë në katër mujorin e parë 2021. Segmenti i Unazës së re nga pallati me Shigjeta deri të rreth-rrotullimi shqiponja u financua me 399 milionë lekë nga 400 milionë lekë që ishte programi vjetor. Punimet për ndërtimin e By Pasit të Vlorës u financuan me 309 milionë lekë, projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës u financua me 295 milionë leke edhe pse për këtë vit nuk ishin programuar financime.

Koncesionet financohen me 10 mln euro

Rreth 5.5 për qind e fondeve buxhetore që u përdoren për financimin e investimeve publike shkuan për financimin e kontratave koncensionare. Rreth 1,2 miliardë lekë, afërsisht 10 milionë euro u disbursuan për financimin e inceneratorëve, rrugës së Arbrit dhe kompensimin e trafikut të munguar në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e detajuara rruga e Arbrit mori 630 milionë lekë, ose rreth 50 për qind të financimeve që shkuan për të gjitha koncesionet. 208 milionë lekë të tjera shkuan për financimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, respektivisht me 188 dhe 40 milionë lekë. Rreth 3 milionë euro ose 369 milionë lekë u disbursuan për kompensimin e trafikut të munguar në rrugën e Kombit. Koncensionari mori gjysmën e shumës vjetore të programuar prej 740 milionë lekësh./B.Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular