Pasagjerët e një avioni të Air France që kishte fluturuar nga Çadi në Paris, janë evakuuar pas alarmit për një pajisje shpërthyese.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha pasagjerët kanë zbritur, ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.
Mësohet se avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord, ndërsa u shoqërua deri në aeroportin “Sharl de Gol” nga Forca Ajrore e Francës.