Në ditën kur prokuroria kërkoi 20 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, janë publikuar edhe pamjet e trishta, të momentit të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Video e fiksuar nga kamerat e sigurisë së zonës tregon gjithçka ndodhi rreth orës 2:00 të mesnatës së 8 dhjetorit 2020.
Polici i kërkoi Klodianit të ndalojë, pasi ai u pa në rrugë në thyerje të orarit policor, vendosur për shkak të situatës nga pandemia.
Në video duket Klodian Rasha në trotuar dhe polici që tenton ta kapë por i riu vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.
Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi valë protestash në vend, e që u pasuan edhe me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj! Pamjet e vrasjes janë siguruar nga Top Channel.