BallinaKronikeEMRI/Ekzekutoi pronarin e lokalit dhe plagosi djalin, arrestohet autori i krimit

EMRI/Ekzekutoi pronarin e lokalit dhe plagosi djalin, arrestohet autori i krimit

spot_img
spot_img

Policia e shtetit ka arrestuar Sofokli Shani si autori i vrasjes së Rako Qorrin 61 vjeç dhe plagosjen Kejdi Qorri 31 vjeç i cili ndodhe në gjendje të rëndë në spital.

Autori dhe viktima  mund të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit  ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku.

Gjithashtu Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Njoftimi policisë:

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular