Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ku një 57-vjeçar qëlloi me automatik babë e bir. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje.
Sofokli Shani dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri, 31 vjeç.
Kejdi Qorri djali i viktimës që mbeti i plagosur në ngjarje
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:47 ku pas një konflikti në lokal Sofokli Shani ka vrarë me armë zjarri pronarin e lokalit Rako Qorri dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.