Kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha ka vijuar takimet me strukturat në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në 13 qershor, duke theksuar se do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi.
‘Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën’, shkruan Basha në Facebook.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë!