BallinaKronikeSherri për rakinë përfundoi në vrasje / Detajet: Autori qëlloi me karrige...

Sherri për rakinë përfundoi në vrasje / Detajet: Autori qëlloi me karrige kokës viktimën, djemtë e të ndjerit rrahën 57-vjeçarin dhe…

spot_img
spot_img

Mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krutje të Lushnjës.  Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të ndjerit Irakli Qorri 62 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Kejdi Qorri, 31 vjeç, djali i tij është plagosur rëndë.

Autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sipas të dhënave jozyrtare, shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike.

Mësohet se sherri ka nisur për rakinë. Ka qenë Sofokli Shano që ka qëlluar me karrige kokës Rako Qorrin. Djemtë e Rakos janë përgjigjur, duke rrahur Sofokliun. Pas kësaj, ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular