Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë, i shkallës Rihter, u regjistrua sot në Greqinë Perëndimore, në afërsi të Patras.
Lëkundjet u raportuan nga Observatori Kombëtar i Athinës, e konsideruar si agjencia kryesore kombëtare që monitoron aktivitetin sizmik në Greqi.
Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 27 kilometra. Po ashtu bëhet me dije që tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë.
Mediat greke nuk raportojnë për viktima si pasojë e lëkundjeve.