Mbrëmjen e 21 Majit në mes të Vlorës u vra Delon Troqe, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. Sot në media dolën pamjet e këtij atentati, ku duken atentatorët duket qëlluar nga brenda automjetit.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit Opinion për të komentuar lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, tha se me viktimën Delon Troqe ka udhëtuar në skaf drejt Karaburunit.
Artan Hoxha: Mua më ka rastisur që kam udhëtuar me skaf me viktimën.
Blendi Fevziu: Me viktimën?
Artan Hoxha: Se ka pasur… punonin gjatë Verës çonin turistë në Karaburun.
Blendi Fevziu: Me Delon Troqen?
Artan Hoxha: Po, me Delon Troqen.
Blendi Fevziu: Kishte precedent penal?
Artan Hoxha: Këta që merren në Vlorë me skafe e me kështu nuk thua dot….
Blendi Fevziu: Ishte më duket me banim në Spanjë dhe Shqipëri?
Artan Hoxha: Ka qenë me banim në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk mund të thuash pas vdekjes ka precedent penal më, se nuk është justifikim më. Për mua është shumë e rëndë.
/tvklan.al