BallinaKryesoreBujar Leskaj: Na falni vlonjatë: Ju turpëruam!

Bujar Leskaj: Na falni vlonjatë: Ju turpëruam!

Nga Bujar Leskaj

Keqardhje që ekipin që u solli kaq e kaq emocione brezave të tërë të qytetarëve vlonjatë, ekipin që sfidoi Barcelonën; eleminoi “Partizanin” e Beogradit; ekipin e Vasil e Petro Rucit, Alfred Zijait, Kreshnik Çipit, Agim Bubeqit, Sokol Kushtës, Eqerem Memushit, Roland Iliadhit, Rrapo Tahos, Uran Xhafës, Latif Gjondedajt, Edmond Lutaj, Përparim Lushaj, Vasil Ziut, Gramoz Muratit, Luan Birçes, shokut tim të veçantë; ekipin e Spiro Çurrit, Mexhit Haxhiut, Aqif Sulos; ekipin e tranjerëve të jashtëzakonshëm të Agron Sulos, Leonidha Çurrit, Fatmir Gjebresë, Skënder Elmazit, të dhjetëra emrave të shquar të futbollit vlonjat e shqiptar, sot e shohim në kategorinë e dytë, në vend të salloneve ku e ka vendin

Flamurtari ynë i zemrës nuk e meriton këtë!

Por kjo gjendje e Flamurtarit tonë ka përgjegjës, ka emra që e çuan këtu!

Dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi!

Keqardhje dhe ndjesë në emrin tim personal, edhe si deputet i Vlorës, por edhe në emër të deputetëve të Vlorës!

Turp për ata që e lanë Flamurtarin tonë të turpërohet kështu; turp për “Liderin tonë Global”, si kryedeputet i Vlorës, si kryeM. i Vlorës!

Ju, që jeni përgjegjës për këtë gjendje të Flamurtarit vratë ëndrrën e fëmijëve e nipërve tanë për të luajtur futboll!

Por Flamurtari ynë do të ringrihet; të gjithë ne vlonjatët do ta ringremë më të fortë për ta çuar aty ku e ka vendin: Në Majë!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular