Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, u trajtua sërish ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 10-vjeçaren nga xhaxhai dhe djali i saj i xhaxhait, teksa detajet që dalin thellojnë më tej skandalin.
Ditën e djeshme në studio nëna e të miturës rrëfeu detaje tronditëse të një historie që mesa duket edhe pse ka kaluar 5 vite trondit akoma po njëlloj si atë ditë. Vajza u abuzua në moshën 10 vjeçare, nga xhaxhai dhe djali i xhaxhait, sipas dëshmisë së nënës, por nga gjithë kjo ngjarje në dijeni ka qenë edhe gjyshi i të miturës, i cili sot nuk jeton më. Nëna rrëfeu mes lotësh se vajza është abuzuar dhe dhunuar nga të dy ata, pasi në trupin e saj kishte vazhdimisht shenja dhune. Por ndër të tjera tronditës ishte fakti që edhe sot ende nuk ka një fajtor të arrestuar.
Vetë vajza ka deklaruar se djali i xhaxhait e kërcënonte me thikë
“Ka ndodhur diçka e keqe me mua, në moshën 10-vjecare jam abuzuar nga djali i xhaxhait dhe nga vet xhaxhai im. Djali i xhaxhait ka qenë rreth 17-vjeç, ka ndodhur disa herë, pas shtëpisë më ka qëlluar me shpullë, ka pasur një thikë dhe më ka kërcënuar se do të më vrasi. Unë ja rrëfeva mamit në muajin qershor të vitit 2017, unë dhe mami flasim gjithçka me njëra-tjetrën. Përveç familjes nuk kam asnjë tjetër, mami gjithmonë më ka mbështetur dhe nuk më ka lenë kurrë vetëm”, rrëfeu vajza
Nëna tha se nuk ka fshehur asgjë, por priste që gjatë hetimit të dilnin elementë të rinj. “Avokatëve iu kam kërkuar të hetohet xhaxhai dhe pjesëtarë të tjerë. Por vajzës dhe ne na ka humbur besimi, për faktin se askush nuk u dënua. Vajza ndihet e pa mbështetur nga askush. Vajza i ka shprehur vet në gjykatë dëshminë për xhaxhain.
Më ka kërkuar vjehrri dhe vjehrra të tërhiqem pasi gjasme është turp për vajzën time. Kur vdiq vjehrri halla e vajzës donte të vinte, por vjehrri e la amanet që për shkak të asaj që ka ndodhur mos të lejohej në varrim. Nuk kam pasur asnjë urrejtje asnjë konflikt me ata para se të ndodhte gjithë kjo histori. Vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen, sa herë më kërkonte unë isha aty, i qëndroj shumë afër. Nuk kemi kuptuar asgjë deri sa kuptova se vajza kishte filluar të dyshoja. Kur mbushi 10 vjeç i kishim blerë një arush, por që nuk lozi asnjëherë me atë arush pasi çdo ditë e gjeja të grisur. Sot e kuptoj pse ndodhte kjo”, tha ajo.