BallinaKronikeEMRAT/Detaje nga pengmarrja në Gjirokastër, mes të arrestuarve edhe një grua

EMRAT/Detaje nga pengmarrja në Gjirokastër, mes të arrestuarve edhe një grua

spot_img
spot_img

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje. Mësohet se 34-vjeçari J. Gj i cili u mor peng për disa orë dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar Denisa Karagjozi.  Julian Gjoncaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari. Asnjë prej të ndaluarve nuk ka deklaruar ende asgjë për policinë. Policia ka arrestuar kuadër të operacionit ‘Kalaja’, Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë) Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular