Mediat britanike shkruajnë se një shqiptar është burgosur për 10 vjet pasi është kapur me një sasi kokaine që kapte vlerën e 1.1 milion paundësh, si dhe me armë.
Kokaina e pastër u gjet në banesën e 29 vjeçarit Muhamet Qosja, konkretisht nën shtratin e fëmijëve të tij.
I riu shqiptar u kap tetorin e vitit të kaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet edhe sasia e madhe e kokainës.
Fillimisht në makinën e shqiptarit u gjetën 23 mijë paund “Cash”, kjo çoi policët që të kryenin një kontroll në banesën e 29-vjeçarit shqiptar ku zbuluan më pas se kishte armë dhe drogë.
Qosja, i cili e ruante drogën përpara se t’ua shpërndante tregtarëve në rrugë – u mburr përpara efektivëve se kishte hyrë fshehurazi në Britani në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe kishte vendosur të merrej me trafik narkotikësh, sepse “fitonte shumë”.