Një banesë private dy katëshe është përfshirë nga zjarri në qytetin e Durrësit.
Raportohet se flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës, ndërsa i pari nuk ka dëme.
Shtëpia i përket Nafie Myzyrit, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë.
Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, duke arritur të bllokojnë flakët, që të mos përhapeshin në katin tjetër të banesës.