Gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani, ishte e ftuar dje në emisionin “Ftesë në 5” për të folur rreth komenteve ofenduese nga nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina.
Disa ditë më parë, Qeqa zbuloi se ishte në një lidhje dashurie. E kjo u komentua nga Batatina, i cili nuk i kurseu deklaratat seksiste. Në një lajm të shkruar për moderatoren e njohur, ai komentonte: “Po më duket Leshkuqi, edhe qaj u met pa e pas në dorë!”
“Servilizmi në gazetari nuk shkon, ashtu siç nuk shkon mendjemadhësia në futboll. Unë si gazetare nuk pranoj të jem servile si disa të tjerë. Unë s’ pranoj të blihem nga klubet në këmbim të heshtjes sime. Për shkak të rezultateve të dobëta në superligë unë kërkova llogari dhe për një ndeshje që thuhet se ishte e kurdisur”, u shpreh Qeqa.
Më tej ajo pranoi se është tejet e lumtur me lidhjen e re të dashurisë.
Bukuroshja brune pranoi që partneri është i angazhuar në botën e futbollit dhe se ky është vendimi më i mirë që ka marrë në jetë.