Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po ifluencojnë mot të paqëndrueshem në vendin tonë gjatë fundjavës.
E Shtunë, 12 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira në shim me rreshje shiu dhe stuhi me rrebeshe në mesditë në zonat malore dhe zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 11/25°C
Zona e ulët 13/28°C
Zona bregdetare 15/25 °C
Kosova, e Shtunë, dt 12 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C.
E Diel, 13 Qershor 2021
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën perëndimore, në relievet malore vranësirat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi lokale . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 11/25°C
Zona e ulët 13/28°C
Zona bregdetare 15/25 °C/Sipas RTSH