BallinaSport“Chris, të dua”, Lukaku rrëfen momentet e dramës: Kam qarë shumë!

“Chris, të dua”, Lukaku rrëfen momentet e dramës: Kam qarë shumë!

spot_img
spot_img

Mes lotësh dhe me mëndje tek miku i tij Christian Eriksen, Romelu Lukaku shpërtheu që në start. Sulmuesi i Inter udhëhoqi përfaqësuesen belge me një fitore të pastër 3-0 përballë Rusisë, një “dopjetë” me dedikim për Eriksen dhe një sinjal i qartë për të gjithë, ky pritet të jetë eurpian i “big rom”, gjigandi hedh menjëherë kandidaturën për trofeun e “këpucës së artë”.

Dhjetë minuta lojë i mjaftuan Lukakut për të kaluar Belgjikën në avantazh, Semenov i bëri një dhuratë që nuk mund ta refuzonte. Nuk mungoi ankthi as në Sen Pieterburg, një përplasje mes Castange dhe Cheryshev, soli ndërprerjen e sfidës për pak minuta, të dy lojtarët nuk mundën të riktheheshin në fushë, ndërsa Meunier, i sapo hedhur në fushë si zëvendësues dyfishojë shifrat.

Në fund, në minutën e 88-të ishte sërish Lukaku ai që firmosi “dopjetnë” personale dhe golin e tretë për Belgjikën, një fitore me shumë peshë që i vendos belgët menjëherë mes favoritë, e të mendosh që ky ekip vetëm mund të përmirësohet me rikthimin e De Bryne.

Eriksen 5

Pas dramës të ndodhur me Eriksen kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë për Lukakun: “Kam qarë shumë përpara ndeshjes. Ishte e vështirë të përqendrohesha, edhe lojtarët e tjerë ishin të prekur, në fund kjo fitore dhe çdo mendim shkon për Eriksen”, u shpreh Lukaku pas ndeshjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular