BallinaBotaE rëndë në Itali, 35-vjeçari qëllon për vdekje 2 fëmijë dhe një...

E rëndë në Itali, 35-vjeçari qëllon për vdekje 2 fëmijë dhe një të moshuar, izolohet në banesë dhe pas tre orësh…

spot_img
spot_img

Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar në Romë të Italisë, ku një 35-vjeçar ka sulmuar me armë dy fëmijë dhe një të moshuar, duke i lënë të vdekur në vend.

Mediat italiane shkruajnë se 74-vjeçari Salvatore Ranieri, u qëllua për vdekje nga 35-vjeçari, ndërsa dy fëmijë të plagosur nga të shtënat mbetën të vdekur gjithashtu. Fëmijët ishin dy vëllezër, të quajtur Daniel 10 vjeç dhe David 5 vjeç.

Sakaq, autoritetet kanë bërë të mundur edhe identifikimin e autoritet. Ai quhet Andrra Pignani dhe njihej si një person me probleme të shëndetit mendor. Menjëherë sapo mësuan mbi ngjarjen autoritetet nisën kërkimin në terren.

Autori është gjetur pas rreth tre orësh nga karabinierët, në apartamentin e tij, pa shenja jete. Dyshohet se ai ka vrarë veten pikërisht me armën që kreu krimin e rëndë.

Po pse ka qëlluar?

Arsyet e veprimit të çmendur janë të panjohura dhe vetëm hetimet do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato.

“Qitësi është identifikuar, duket se është një person i paqëndrueshëm mendërisht i cili tashmë kishte treguar sjellje armiqësore,” i tha agjencisë Agi Mario Savarese, kryetari i Ardea.

“Mendohet se gjithçka ndodhi për arsye të kota. Por ne ende nuk dimë asgjë specifike. Ne hetojmë për të kuptuar nëse ishte një hakmarrje apo një veprim i papritur. Marrëdhëniet e vrasësit me babanë e dy vëllezërve Domenico Fusinato, i cili po vuan një dënim dy-vjeçar në arrest shtëpiak, ende duhet të sqarohen”, tha ai.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular