BallinaKryesoreGOLAT/Ndeshja më spektakolare në "Euro 2020"/Holanda fiton ndaj Ukrainës, shfaqet pretendente...

GOLAT/Ndeshja më spektakolare në “Euro 2020″/Holanda fiton ndaj Ukrainës, shfaqet pretendente…

spot_img
spot_img

Përballja mes Holandës dhe Ukrainës është sfida më spektakolare gjatë këtyre ditëve të para të Kampionatit Europian.

“Tulipanët” fituan me rezultatin 3-2 në një ndeshje me shumë emocione e vlefshme për Grupin C të “Euro 2020”. Pjesa e parë u dominua nga Holanda që kishin raste të shumta, mirëpo nuk u konkretizuan.

5 golat u realizuan pjesën e dytë. Ishte Georginio Ëijnaldum që zhbllokoi rezultatin duke shënuar pas një goli të kthyer (52′). Ëeghorst dyfishoi avantazhin pas shtatë minutave, pas një gabimi nga mbrojtësi (59′).

Ukraina nuk u dorëzua dhe ia doli ta barazoi rezultatin brenda 4 minutash. Fillimisht kapiteni Yarmolenko shënoi supergol nga distanca (75′). Pastaj, Yaremchuk barazoi shifrat, duke shënuar me kokë (76′).

Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit në skenë doli Dumfries që përfitoi nga harkimi i Ake dhe i solli fitoren Holandës (85′).

Holanda pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë në Grupin C me 3 pikë, po aq sa kryesuesit Austria që ka golavarazh më të mirë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular