BallinaKronikeKrimi që tronditi Greqinë, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari...

Krimi që tronditi Greqinë, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari e Rumani, pritet takim me…

spot_img
spot_img

Policia ka intensifikuar kërkimet për grabitësit që hynë dhe vranë 20-vjeçaren Caroline, në tre shtete, Shqipëri, Bullgari dhe Rumani.

Sipas mediave greke, policia ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.

Autoritetet greke, thonë se këto janë raundet e dyta të hetimit, pasi në të parën, bashkëshorti i viktimës, piloti 32-vjeçar dështoi të identifikojë ndonjë nga dhjetëra të dyshuarit për krimin e rëndë.

Sipas mediave, grabitësit mund të jenë larguar nga vendi dhe janë drejtuar në Ballkan. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania po konsiderohen si tre vendet ku ato mund të jenë strehuar. Në 24 orët e ardhshme, pritet që autoritetet greke, të takohen me ambasadorët e Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. Kujtojmë që ngjarja e rëndë është regjistruar disa javë më parë.

Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Glyka Nera të Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular