Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka zbuluar se në 3-4 orët e para pas përfundimit të votimit për kryetar do të ketë një të dhënë operative për rezultatin.
Ai thotë se kjo e dhënë do të jetë vetëm operative, teksa garanton se rezultati përfundimtar do të jepet vetëm paraditen e së nesërmes.
Gjana nuk ka zbuluar se në cilën orë do të komunikohet rezultati përfundimtar, edhe pse është paralajmëruar se do të komunikimi do të bëhet në orën 08:00.
‘’Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.’’- tha Gjana.